Nga Shqipëria / E Premte 2 Mars 2018, 12:12

Majku nuk zë mend: Braktis vajzën e politikanit për një modele

Majku ka qenë në vëmendje të mediave muajt e fundit për shkak të lidhjes që ka nisur me modelen kosovare Melita Nushi, me të cilën u fotografuan disa herë nën shoqërinë e njëri- tjetrit. Mirëpo edhe pse ata asnjëherë nuk e pranuan publikisht se ishin të lidhur postimet nga vende të ndryshme tregonin të kundërtën.

Por mesa duket edhe kjo lidhje ka ardhur në fund dhe marrëdhënia e tyre ka përfunduar. Të paktën këtë gjë tregon postimi i fundit i reperit të njohur.

Ai ka postuar foton e një prej blogereve dhe modeleve më të njohura australiane Micah Gianneli dhe përmbi të ka shkruar: “Dua të dashurohem pasha jetën” duke përfshirë në këtë mënyrë edhe titullin e këngës së tij të re ‘Pasha jetën’.

Kjo gjë ka ngritur dyshime dhe menjëherë kanë filluar aludimet se mes tij dhe vajzës së deputetit kosovar gjithçka ka përfunduar. Të ketë përfunduar vërtetë apo është thjesht një shpërqendrim për mediat?