Nga Shqipëria / E Premte 2 Mars 2018, 12:12

Viza e fejesës: Ambasada amerikane shpjegon si ti merrni

Ambasada Amerikane ka dhënë ditën e sotme një lajm të mirë për të gjithë personat që kanë të fejuarin në SHBA. Ata kanë lajmëruar se tashmë u jepet mundësia që të aplikojnë për një vizë fejese, e cila sipas tyre do të zgjasë 9 muaj.

Ata kanë bërë një postim në adresën e tyre zyrtare ku ftojnë të gjithë personat  e interesuar që të aplikojnë  sa më parë.

Sipas tyre kohëzgjatja e lënies së intervistave mund të zgjasë deri në 9 muaj.

“Dashuria ndjehet në ajër! Mund të zgjasë deri në nëntë muaj marrja e datës së intervistës për vizë fejese, ndaj planifikoni në kohë”, shkruan Ambasada.