Sipas një raporti të realizuar së fundmi nga Departamenti Kombëtar i SHBA-ve në vitin 2017 pothuajse 1 milion e 150 mijë qytetar të lindur në Shqipëri kanë emigruar dhe jetojnë përfundimisht në vende të ndryshme të botës.

Sipas të dhënave 460 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 430 mijë shqiptarë jetojnë në Greqi, 90 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA dhe 70 mijë shqiptarë në Maqedoni.

Në këtë raport i cili është publikuar nga Pew Research është analizuar numri i të gjithë emigrantëve të ligjshëm, të cilët për më shumë se një vit janë vendosur dhe jetojnë në një vend.

Gjithashtu në të përmendet se vetëm në vitin 2017, 50 mijë emigrantë të ligjshëm janë të regjistruar në Shqipëri. Ndër to 30 mijë persona kanë vend origjinë Greqinë dhe 20 mijë të tjerët janë nga vende të ndryshme të botës.


