Nga Shqipëria / E Enjte 1 Mars 2018, 18:06

Vrau burrin dhe vjehrrën e dashnores, fieraku i lidhur me kushërirën e gruas

Ditën e sotme gjithë opinioni publik u shokua pasi u bë publike se vdekja e Selkije dhe Ols Hoxhallari që u dogjën të gjallë në banesën e tyre në fakt nuk ishte një aksident, por ishte gjithçka e organizuar nga ana e bashkëshortes së të ndjerit dhe të dashurit të saj.

Hysnije Hoxhallari dhe i dashuri i saj 26-vjeçari Kasem Pisjari  janë arrestuar dhe pritet që të gjykohet ndërkohë që janë zbuluar edhe disa fakte mbi jetën e autorit.

Sipas disa pamjeve të siguruara nga ‘News 24’ Kasemi jetonte së bashku me gruan e tij, dy vajzat, me një baba të verbër në një shtëpi që ishte gati të shembej. Përveç mjerimit që familja e tij po përballonte ju shtua edhe halli i një krimi të bërë nga ana e tij.

Gruaja e tij mes lotësh ka treguar se është shokuar kur ka marrë vesh lajmin e arrestimit të të shoqit dhe se ajo gjithmonë ka dyshuar se ai kishte një lidhje jashtëmartesore.

Një tjetër fakt tronditës është gjithashtu edhe lidhja familjare që gruaja e Kasemit ka me Hysnije Hoxhallarin të cilën ai e ka të dashur. Siç është shprehur dhe Entela gruja e Kasemit me Hysnijen janë kushërira të dyta.

“Ne e kemi kushërirë atë. Babai im me babain e saj janë djalë halle, djalë daje, i bie kushërirë të dytë me të unë”, tha ajo.