
Së fundmi disa fotografi shokuese të shkrepura nga Sulawesin i Jugut në Indonezi kanë shokuar shumë njerëz në mbarë botën dhe shumica prej tyre nuk e kanë besuar atë që kanë parë.
Siç është bërë e ditur ekziston një fshat i cili njihet si 'fshati i të vdekurve' në të cilin njerëzit nuk besojnë në vdekje.
Sipas të dhënave në këtë fshat të ndodhur në Indonezi të vdekurit nxirren nga varri, pastrohen dhe më pas vishen me rroba e trajtohen sikur të jenë gjallë. Në informacionet e ndryshme që kanë qarkulluar është bërë e ditur se ky popull quhet Torojan dhe nuk beson se dikush ka ndërruar jetë.
Kështu që të vdekurit trajtohen si të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, vendosen në shtrat për të fjetur, përfshihen në biseda familjare e madje u japin për të pirë dhe cigare, i ushqejnë, i lajnë dhe jetojnë me ta.
Për tu habitur por e vërtetë.