Nga Shqipëria / E Enjte 1 Mars 2018, 17:05

Shkrihet emisioni ‘Fiks Fare’, 40 punonjës detyrohen të japin dorëheqje

Që pas ardhjes së Ben Blushit në krye të Top Channel mesa duket ka ndërmarr disa masa që kanë të bëjnë me një reformë që do largojë nga puna një numër të madh punonjësish.

Siç është bërë e ditur dhe nga ana e ‘Dritare.net’ kjo reformë do të prek pothuajse çdo pjesë të televizionit të njohur dhe pritet që të largohen pothuajse 40% e stafit.

Kjo reformë siç është bërë e ditur ka për të prekur edhe emisionin investigativ ‘Fiks Fare’, stafi i të cilit pritet që të hyjë në një fazë të re funksionimi me vetëfinancimi.

Për të nisur kjo fazë e re pritet që i gjithë stafi në mbi 40 persona  që do të kryejnë një dorëheqje kolektive.

‘Dritare.net’ shprehe se kjo furtunë largimesh ka prekur edhe personat që kanë mbushur moshën e pensionit, stafin e montazhierëve në çdo sektor etj.