Moderatori i njohur Ed Manushi ka shumë vite që është pjesë e televizioneve dhe së fundmi përveç emisionit të përhershëm ‘Procesi Sportiv’ ai ka qenë pjesë dhe e spektaklit ‘Shiko kush luan’ ku ka bashkëprezantuar me Luana Vjollcën.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin e njohur ‘Kush vjen për drekë’ ku përveç të tjerave është pyetur nga moderatorja se kë do zgjidhte mes dy motrave Luana dhe Marina Vjollcës duke qenë se ai ka bashkëpunuar me të dyja.

“Të dyja janë shumë të mira, shumë komode për të punuar. Por me Marinën kam më shumë vite në bashkëpunim dhe kombinoheshim shumë mirë”, ka thënë ai.

Më pas ai ka vijuar të tregojë se për Marinën ka një simpati të veçantë : “Marina, është si ajo shprehja ‘t’ia këpusësh kokën’”, ka përfunduar fjalën Manushi.


