Nga Shqipëria / E Enjte 1 Mars 2018, 16:04

Rrënqeth Aurela Gaçe: Sëmundja nuk pyet a ke fëmijë

Së fundmi të gjithë personazhet publik janë prekur nga rasti i trisht i regjisorit kosovar Bekim Lumi, i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rënd. Për ti ardhur në ndihmë shumë personazhe të njohur kanë hapur një fushat sensibilizuese.

Një ndër tyre është edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe e cila së fundmi ka rrëfyer nëpërmjet një postimi në Instagram se ajo e ka bërë donacionin e saj  për regjisorin dhe madje përveç kësaj ajo ka bërë edhe një shkrim prekës për të.

E prekur nga kjo gjë Gace ka shkruar disa rreshta për Lumin dhe ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë : “Sëmundja nuk pyet, as nëse ke fëmijë, as nëse je fëmije, nuk njeh as pozitë...”

Më poshtë ajo ka  lajmëruar se donacionet mund të bëhen online në “Gofundme” në Kosovë mund të kontribuohet financiarisht edhe duke dërguar një mesazh në numrin 55103 me tekst: Bekim.