Një nga këngëtarët që së fundmi po korr shumë sukses në skenën muzikore është Irkenc Hyka që çdo këngë e tij shumë shpejt kthehet në hit dhe ka arritur që dal ngadalë të fitojë simpatinë e publikut shqiptar.

Së fundmi Irkenci ndryshe nga herë e tjera ka vendosur që të vijë në bashkëpunim me një talent të ri në moshë Lionel Boci me një këngë që titullohet ‘Pasqyra’.

Kjo këngë që në momentet e para që doli arriti që të grumbullojë shumë klikime dhe kjo për shkak të mesazhit rrëqethës që përcjell, të mos braktisen fëmijët.

E veçanta e kësaj kënge është sigurisht edhe pjesëmarrja e vogëlushit Lionel i cili me zërin e tij ka arritur të tregojë jo vetëm që është një artist i lindur, por edhe të përcjell në mënyrën e duhur mesazhin tek dëgjuesit.

Ndiqni këngën:


