Nga Shqipëria / E Enjte 1 Mars 2018, 15:03

Më në fund: Lori Hoxha vjen me një emision në 'Top Channel' dhe s’duhet ta humbisni

Edhe pse Lori Hoxhën e kemi parë gjithmonë në rolin e producentes dhe rrallë herë preferon që të dal në emisione të ndryshme mesa duket këtë herë ka bërë një përjashtim dhe shumë shpejt do t shfaqet përkrah Ledion Liços në një emision.

Siç dihet çmimet Oscar’s po afrojnë dhe si çdo vit 'Top Channel' transmeton live këtë eveniment të rëndësishëm që prezantohet nga moderator Ledion Liço. Ashtu si dhe vjet që Ledioni zgjodhi që pranë tij të kishte moderatoren Alketa Vejziu, këtë herë ai do të shfaqet i shoqëruar nga trashëgimtarja e Top Medias Lori Hoxha.

Lajmin e ka dhënë vetë blogerja e cila nëpërmjet një postimi në ‘isntastory’ ka lajmëruar se dhe ajo do të jetë pjesë  e ‘Oscar’s on Top’ ku do komentojë mbi çmimet dhe filmat fitues.