Nga Shqipëria / E Enjte 1 Mars 2018, 15:03

Foto të rralla: Brenda shtëpisë përrallore të Blendi Fevziut

Blendi Fevziu është një nga gazetarët më të suksesshëm dhe padiskutim dhe një ndër më të paguarit në median shqiptare. Siç dihet emisioni i tij ‘Opinion’ prej vitesh renditet si një ndër emisionet më të ndjekura nga shqiptarët.

Ai shpesh është bërë pjesë e lajmeve për shkak të jetës së tij personale për të cilën shumë rrallë zbulon ndonjëgjë.

Por ndryshe nga herët e tjera gazetari i njohur ka shpërndarë së fundmi disa foto në adresën e tij ku tregon disa ambiente nga shtëpia e tij e madhe dhe luksoze. Qëllimi i videove në fakt ishte dëbora që ka postuar dy ditët e fundit kryeqytetin tonë, por vëmendjen e publikut dhe të mediave në fakt e kanë marrë pamjet nga shtëpia e tij.

Në to shihet një oborr i madh i mbushur me gjelbërim e madje dhe një pishinë shumë e madhe, ku pranë saj bien në sy edhe lodrat e shumta që ai ka ndërtuar për vajzën e tij të vogël.