Siç dihet ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana prej kohësh është martuar me arkitekten italiane që quhet Monika. Ata nga martesa e tyre madje kanë edhe një djalë dhe pothuajse që pas largimit të tij nga skuadra kombëtare Loriku pjesën më të madhe e kalon me ta.

Siç dihet ai së bashku me Monikën e vizitojnë shumë herë Shqipërinë dhe sigurisht bashkëshortja e tij është mësuar dal nga dal me traditat shqiptare dhe këtë gjë mund ta shikojmë edhe në fotot e fundit të postuara nga kapiteni.

Ai ka shpërndarë në adresën e tij drekën që po ha, ku shihet se është duke konsumuar grosh dhe turshi një gjellë tradicionale shqiptare.

Mendohet se këtë gjellë ja ka përgatitur bashkëshortja e tij italiane që mesa duket shumë shpejt do të kthehet në një shqiptare të vërtet.



