
Nëse ndonjëherë e keni menduar që të zhvendoseni në Kanada për të filluar një jetë të re por keni qenë skeptik për jetesën dhe se çfarë mund t’ju pres atje atëherë ne po ju themi që të vazhdoni të mendoni përsëri pasi të jetuarit në Kanada është një nga zgjedhjet më të mira që mund të bëni në jetë.
Ka disa arsye se përse shumë njerëz që vizitojnë ose shkojnë për të jetuar në Kanada nuk kthehen më dhe është e thjesht sepse atje jeta është shumë ndryshe nga çdo vend tjetër i globit.
Pak më poshtë keni 14 arsyet se përse ju duhet të zhvendoseni përfundimisht në Kanada.
1. Kanadezët janë njerëzit më bujar në tokë. Ata kujdesen për gjithë pjesëtarët e komunitetit të tyre dhe ndihmojnë padyshim të gjithë njerëzit në nevojë. Shumë persona në Kanada e kanë si rregull që gjërat si rrobat ose objekte të tjera që nuk i përdorin më ti lejnë në vende të posaçme ku mund ti marrin njerëz që kanë nevojë.
2. Ata kanë një sensë të madh humori. Qytetarët në Kanada mundohen që ti bëjnë të tjerët të ndihen sa më mirë dhe sigurisht i shkrinë së qeshuri me humorin e tyre. Ka raste madje që bëjnë shaka edhe me policinë.
3.Siç thamë kanadezët janë shumë miqësor dhe shpesh herë për të inkurajuar të tjerët ata krijojnë pankarta me thënie të ndryshme motivuese dhe dalin ën rrugët e qytetit për të inkurajuar njerëzit e tjerë.
4. Madje dinë të bëjnë edhe kompimeta të cilat domosdoshmërish të japin një kënaqësi tepër të veçantë. Nëse një ditë i afrohen makinës tënde dhe sheh një letër ajo nuk është gjobë por një kompliment që do të zbukurojë ditën.
5. Sigurisht kryerja e akteve të mirësish në këtë vend është një sport kombëtar jo vetëm për qytetarët e thjesht por edhe për policinë.
6. Dhe Justin Trudeau është një nga arsyet më kryesore që duhet të zhvendoseni në Kanada. Ai është kryeministri më i kulturuar, miqësor, i bukur, atletik dhe sigurisht me pikëpamje të gjëra. Ai admirohet jo vetëm nga kanadezët por edhe nga popuj të tjerë.
7. Një nga target më të përdorura në Kanada është ajo në formën e ariut. Këto lloj targash janë shumë tërheqëse dhe janë prodhuar deri në vitin 1999.
8. Kanadaja është një nga vendet më të pasura me burime natyrore. Jo vetëm naftë por edhe pejsazhe të ndryshme të krijuara nga pyjet dhe liqenet të cilat janë të njohura në të gjithë botën.
9. Pyjet janë të mbrojtura nga qeveria. Aty madje ekzisto një zonë pyjore e mbrojtur dy herë më e madhe se Belgjika.
10. Ata kanë kartëmonedhën më magjike në qarkullim. Ato janë prej plastike dhe është shumë e vështirë që të dëmtohen. Përveç kësaj, dollarët kanadezë kanë një hologram të fshehur në dizajnin e fletë.
11. Ata janë shumë të sinqertë dhe asnjëherë nuk munden që të bëjnë dicka me hile. Ajo që shihni është grumbulli parash të vendosura nga udhëtarët e metrosë në kthesën në pass-in e defektuar. Përpara se punëtorët të ndërhynin për ta riparuar, njerëzit mendonin të linin paratë e biletave në pjesën e sipërme gjithsesi.
12. Madje nëse jeni një adhurues i alienëve në Kanada mund të gjeni një vend që është ndërtuar posaçërisht për ta. Në vitin 1967 u krijua një platformë uljeje për anijen aliene, në qytetin e Shën Palit (Alberta). Edhe sot ai vend është një shenjë dalluese e qytetit dhe strehon një muze të vizituar nga mijëra tifozë të teorive jashtëtokësore.
13.Sistemi i ndihmës sociale mbështetet nga ekzistenca e shumë organizatave jofitimprurëse që kujdesen për nevojtarët më të varfër.
14.Aty madje edhe bukuria dhe pasuria e kafshëve të egra kanadeze të lë pa frymë!