Pas një muaji nga ngjarje tragjike që ndodhi në qytetin e Vlorës ku nënë e bir, Sakie dhe Olsi Hoxhallari u gjetën të vdekur për shkak të zjarrit që ra në shtëpinë e tyre, është zbuluar së fundmi se vdekja e tyre nuk ishte një aksident po ishte e planifikuar, dhe kjo pasi në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune.

Pas disa kohësh hetime policia ka arrestuar së fundmi bashkëshorten e të ndjerit 32-vjeçaren Hysnie Hoxhallari e cila dyshohet si autore e ngjarjes. Siç është bërë e ditur në pranga është vendosur gjithashtu edhe 26-vjeçari Kasëm Pirajsi i cili thuhet se është bashkëpunëtor.

Sipas ‘Panorama’ mendohet se mes dy të dyshuarve të ketë pasur marrëdhënie dashurie dhe kjo gjë i ka shtyrë ata që të eliminojnë dy viktimat.

Dyshimet erdhën pasi në kokën e Olsi Hoxhallarit u gjenden shenja të shumta ndërsa në fytin e nënës së tij gjithashtu u konstatuan të nxira. Pasi ata kanë ushtruar dhunë mbi viktimat i kanë vënë zjarrin shtëpisë në mënyrë të tillë që të duket si një aksident.

Siç ka thënë edhe 'News 24' mendohet se policia kishte filluar të dyshonte mbi 32-vjeçaren për shkak të dëshmive të saj të dyshimta e madje dhe insistimit që ajo kishte që shtëpia ku u dogj bashkëshorti të shembësh.
