Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Shkurt 2018, 18:06

Ndaloni gjithçka: Zbulohet data dhe vendi përrallor ku do të bëhet dasma e Aferdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj prej kohësh ka bërë publike fejesën e saj me partnerin e çek Jakub i cili në një darkë romantike i bëri një propozim martese e cila u përfol gjatë nga mediat.


Tashmë modelja e njohur është duke përgatitur detajet e dasmës e cila siç është bërë e ditur do të mbahet këtë verë. Aferdita ka dhënë një prononcim për Revistën ‘Who’ ku ka zbuluar se ajo dhe Jakub do të martohen në 29 qershor të këtij viti dhe dasma e tyre përrallore do të zhvillohet në Maiami Beach Florida në një nga shtete më përrallore të Amerikës.

Madje ajo ka zbuluar edhe ftesën e veçantë që ka përgatitur për të ftuarit e saj special.