Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Shkurt 2018, 18:06

Neda dhe Ogreni prindër për herë të dytë, konfirmojnë lajmin dhe zbulojnë gjininë e fëmijës

Ditën  e sotme një nga lajmet më të përfolur ishte fakti që dy nga ish banorët e Big Brother janë në pritje të fëmijës së dytë. Bëhet fjalë për Nedën dhe Ogrenin të cilët shumë shpejt do të bëhen prindër. Në një prononcim ekskluziv për Blitz.al çifti që  prej kohësh edhe është martuar ka zbuluar se familjes së tyre do ti bashkohet edhe një djalë.

“Ne do të bëhemi me një vëlla të vogël! Kishim kohë që e mendonim dhe na bekoi Zoti se bebi erdhi shumë shpejt”

“Unë kisha pafund dëshirë të ishte djalë”, – tregon Neda. “Për Serzh, radhë të parë, por edhe për veten. Pasi unë kam 3 motra dhe gjithmonë më ka munguar një vëlla! Tani, nuk mund të them që do barazoj motrat, por asnjëherë nuk i dihet!”

Ndërsa babai i fëmijës Ogreni ka rrëfyer se: ““Unë jam i lumtur që djali ynë do të ketë një vëlla sepse personalisht nuk kam pasur një të tillë dhe besoj se duhet të jetë ndjesi shumë e bukur të kenë njëri-tjetrin për t’u mbështetur në jetë!”
 
“Neda kishte dëshirë të ishte nënë djemsh dhe mesa duket po i realizohet kjo dëshirë ashtu si dhe prindërve të mi, të cilët donin të kishin sërish një nip”, – shprehet ai.


 
Por siç ka treguar dhe Ogreni ata nuk do të ndalen me kaq pasi kanë plane që familjes ti sjellin dhe një pjesëtar të pestë që shpresojnë shumë që të jetë një vajzë.
 
“E rëndësishme është që gjithçka të shkojë mbarë deri në fund për Nedën dhe djali të vijë i shëndetshëm e me fat.. pastaj do të mendojmë edhe për një vajzë të ëmbël për babin”.