Ditën e sotme dentistja 38-vjeçare Olesia Duka është paraqitur përpara Gjykatë së Durrësit ku është dhënë dhe vendimi i ‘arrestit me burg’ nga ana e gjykatësit i cili me kërkesë të prokurorisë e kanë cilësuar si ‘person me rrezikshmëri të lartë’, sepse siç është bërë e ditur ka mashtruar më shumë se 11 biznesmen me shuma atë mëdha, emrat e të cilëve janë bërë publik sot në seancën gjyqësore.

Sipas informacioneve të siguruara në BalkanWeb ka treguar se 38-vjeçarja ka mohuar ti ketë marrë 900 mijë euro kambistit në Durrës dhe ka rrëfyer ndër të tjera se është kërcënuar me jetë nga Genci Lule.

“Më kanë kërcënuar me jetë më është bërë një kanosje e emrit tim” është shprehur Olesia Duka përpara gjykatës.

Ndërkohë më poshtë keni dhe listën e 11 biznesmenëve që janë mashtruar nga stomatologia.
EMRAT:
Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
Edlira Shtini
Gerta Lumi
Adem Selmani
Myrteza Meshi
Ilir Doci
Rezart Shtini
Viktor Hoxha
Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar sot në gjyq që e ka ortake e mban me të marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
Besnik Daci
Genci Lule (Olesia: Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar)



