Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Shkurt 2018, 15:03

Çifti më i dashur i 'Big Brother Albania' në pritje të një fëmije

Një nga çiftet më të njohura dhe më jetëgjate të reality show-t më të ndjekur Big Brother ka qenë padiskutim edhe Neda me Ogrenin, të cilët historinë e tyre të dashurisë e nisën brenda mureve të shtëpisë dhe më pas e finalizuan me një martesë, nga e cila erdhi në jetë edhe djali i tyre i parë që u quajt Serzh.

Por mesa duket lajmet e mira nga ana e dy ish banorëve vazhdojnë, pasi së fundmi Neda është fotografuar me barkun e rrumbullakosur.

Ajo ka qenë duke dhënë një fjalim në një event dhe siç shihet nga disa foto të publikuara nga ‘Revista Bordo’ Neda është në pritje të fëmijës së dytë, për të cilin ende nuk dihet nëse do jetë djalë apo vajzë.