Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Shkurt 2018, 14:02

Capital T feston ditëlindjen dhe nuk keni për ta besuar sesa vjeç mbush

Dita e sotme është një ditë e veçantë për reperin e njohur Capital T i cili feston ditëlindjen e tij. Ai ditëlindjen e vërtet e ka në 29 shkurt por që të shmangi faktin se do ti duhet ta festojë një herë në katër vjet ka zgjedhur që zyrtarisht ta festojë në 28 shkurt.

Sigurisht urimet kanë qenë të shumta nga ana e fansave dhe të kolegëve dhe urimi më i veçantë ka qenë ai i dajës së tij reperit 2po2 i cili e ka uruar publikisht nipin e tij.

Siç mësohet Trimi mbush plotë 26-vjeç dhe me siguri do ta festojë ashtu siç vetëm ai di edhe pse mbase nuk do e bëj publike në adresën e tij, duke qenë se postimet personale janë reduktuar shumë nga ana e tij.