Përpara disa ditësh lajmi se ish bashkëshortja e këngëtarit të njohur Bojken Lako, Olesia Duka me profesion dentist u arrestua sepse akuzohet se ka mashtruar ndaj biznesmenit duke i zhvatur atij 900 mijë euro, ka bërë xhiro në të gjitha portalet.

Olesia Duka ditën e sotme është paraqitur përpara Gjykatë së Durrësit ku dhe është marrë vendimi që të lihet me arrest me burg.
Siç ka deklaruar dhe ajo që të ketë mundësi që të vërtetojë pafajësinë e saj ka kërkuar që të hetohet në gjendje të lirë.

“Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetojë që nuk jam mashtruese. Unë i njoh por s’jam mashtruese siç pretendon Prokuroria. Kam 3 klinika dentare dhe kisha nisur një projekt bamirësie me fondacionin “Dhuro buzëqeshje falas” për të rregulluar gojën e fëmijëve të policëve të vrarë. Kontratat e huamarrjes i kam lidhur para noterit në lidhje me personat e mësipërm që kam marrëdhënie biznesi. Me shtetasin I.H. me të cilin jam njohur më 2 nëntor 2016, kam pasur 6 muaj marrëdhënie biznesi, dhe në qershor vëllai i tij më tha se i detyrohesha 843 mijë euro borxh. I thashë që kjo nuk është e mundur. Ata më kërcënuan dhe më detyruan të merrja borxh te disa persona të tjerë, e madje edhe kredi bankare për t’ua shlyer”, ka rrëfyer ajo.

Më vonë edhe avokati i saj ka kërkuar arrest shtëpie për të akuzuarën duke u shprehur se ajo s’do largohet e s’do prish hetimet.
“Kërkojmë te hetohet në gjendje të lirë deri në fund të hetimeve. Ajo nuk largohet dhe nuk prish hetimin”, ka thënë ai.
Mirëpo Gjykata e Durrësit e ka marrë vendimin e saj dhe ka vendosur arrest me burg për dentisten.


