Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Shkurt 2018, 12:12

Dr.Flori sot do të festonte ditëlindjen, Landi bën publike dhuratën speciale për të

Ditën e sotme këngëtari i ndjerë Dr.Flori do të festonte ditëlindjen e tij. Dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe një dedikim special nga miku i tij i ngushtë Landi i cili ka paralajmëruar se ditën e sotme do të sjellin një surprizë shumë të madhe për të kujtuar kantautorin e njohur, që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme përpara dy vitesh.

Në një postim në instastory Landi ka shkruar: “Nesër ditëlindja jote Floro...Duke punu për dhuratën tate...Familja,”-përfundon Landi.

Me siguri djemtë janë duke punuar për të sjellë ndonjë këngë të re që do jetë një dedikim për këngëtarin e njohur në këtë ditë special.