Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Shkurt 2018, 12:12

Thanë se abortoi fëmijën e Gjikos, Elita Rudi ka 2 fjalë për situatën

Moderatorja  e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko prej kohësh janë në një lidhje dashurie, një lidhje kjo që ka ngjallur vëmendjen e publikut dhe shpesh herë dyshja është bërë pjesë e lajmeve rozë.

Së fundmi në disa portale ka qarkulluar lajmi se prezantuesja e njohur ka qenë shtatzënë, e se madje ka abortuar  fëmijën. Mirëpo mesa duket këto lajme nuk janë pritur aspak mirë nga ana e Elitës e cila në një postim në Instagram ka shpërthyer kundër këtyre shkrimeve dhe madje ka paralajmëruar se nëse diçka e tillë do përsëritet do përballen me gjykatën.

“Njerëz të dashur, faleminderit që keni gjetur kohë për t’i besuar një portali me një shkrim të pabazë dhe amator. Nuk është hera e parë që ky portal shprehet shumë lirshëm për mua, me shkrime pa kurrëfarë baze, por gjithmonë shprehen sipas “një burimi të afërt”. Aludimet për shtatzëni apo abort për mua i mbetshin në ndërgjegje asaj gazetareje që e di shumë mirë cila je... Që ke qenë ulur në atë kompjuter në punë me një kafe afër e gjithë qetësi ke pasur guximin t’i nxjerrësh në rreshta shkrimet e pabaza e t’i shqetësosh njerëzit e mi më së pari e pastaj edhe disa t’i gëzosh. Le të mbetet në ndërgjegjen tënde e dashur, mos harro, mos luaj me punët e Zotit!”-është shprehur Elita dukshëm e nervozuar nga shkrimi ku thuhej se ajo kishte dalë e pagrimuar dhe tepër e mërzitur nga një klinikë gjinekologjike, e shoqëruar nga Gjiko.