Kejvina Kthella që në daljen e saj të parë në emisionin’ Xing me Ermalin’ tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe dal ngadalë është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media.

Ajo bëhet shpesh herë pjesë e portaleve dhe jeta e saj përbën interes për publikun. Së fundmi bukuroshja bionde ka shpërndarë disa foto ku është kthyer pas në kohën kur ka qenë një adoleshente 15-vjeçare.

Në foto shihet një Kejvina shumë ndryshe nga ajo që njohim. Velina ka qenë brune dhe shumë ndryshe nga sot. Në fotot ajo shfaqet duke pozuar pasi si dihet karrierën e modelingut ajo e ka filluar që në moshën 14-vjeçare.

Ky look shumë natyral i saj është pëlqyer shumë nga ndjekësit të cilët e kanë komplimentuar pa masë.




