Ditën e sotme në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ ka qenë e ftuar aktorja e shfaqjes ‘Boeing Boeing’ Alesia Xhemalaj ku ka rrëfyer diçka më shumë për karrierën e saj dhe gjithashtu ka treguar dhe një ngjarje të sikletshme që ka ndodhur përpara pak kohësh.

Siç ka rrëfyer dhe aktorja para disa kohësh ka marr pjesë në promovimin e një libri dhe i duhesh që të lexonte disa poezi për publikun. Gjatë kohësh që kishte filluar të recitonte asaj i kishte rënë të fikët dhe i ka ardhur në ndihmë ish presidenti i Republikës Bamir Topi.

"Isha e ftuar në promovimin e librit të një njeriu shumë të nderuar, isha bashkë me një kolegun tim Kristianin dhe do të lexonim disa poezi. Aty kishte njerëz shumë të rëndësishëm sepse personi në fjalë ka qenë dikush me pozitë. Një ditë më përpara kisha dhënë gjak dhe atë ditë nuk kisha ngrënë mëngjes, por kisha pirë vetëm kafe dhe një gotë verë. Sapo hipa tek poltroni fillova të lexoj: 'Gjethet bien…', dhe kaq mbaj mend se më ra të fikët. Kur hapa sytë pashë përballë dikë që më ulte dhe më ngrinte këmbët që të më qarkullonte gjaku. Ai person ishte ish-presidenti Bamir Topi", ka treguar Alesia.




