Nga Shqipëria / E Martë 27 Shkurt 2018, 18:06

Prekëse/ Babai kërkon ndihmë: Nuk kam bukë për fëmijët punojë 8 orë për 2 mijë lek të vjetra

Së fundmi një video e postuar nga emisioni ‘Boom’ ku shihet varfëria e skajshme në një familje shqiptare ka prekur mjera shikues. Bëhet fjalë për familjen Sharka nga Ballagati i Lushnjës të cilët prej vitesh jetojnë në varfëri ekstreme.

Sipas pamjeve të publikuara nga emisioni ‘Boom’ familja jeton së bashku me tre fëmijët e mitur në një shtëpi që më shumë ngjason me një kasolle. Ajo që të prek më shumë është ushqimi që gjyshja e tyre përgatit. Siç është shprehur dhe ajo ata ushqehen me bukë dhe ujë të zier.

Ndërsa mamaja e fëmijëve ka rrëfyer se djalin e ka të sëmur ndërsa vet siç duket edhe nga pamjet ndihet përherë e më shumë pa qejf.

Ndërsa rrëfimi rrëqethëse babait të fëmijëve i cili ka shpërthyer në lot nga gjendja e mjerueshme ku ata ndodhen ka qenë fragmenti më prekës. Ai është shprehur se punon plotë 8 orë për 2 mijë lek të vjetra dhe nuk ka me ca ti ushqej fëmijët e tij.

“Me kaq nuk rrohet dot!”-shprehet ai ndërsa nis të qajë me dënesë për fatin e familjes së tij.

Kjo histori do të transmetohet sot në emisionin ‘Boom’ në Ora News ku dhe do të jepen informacione sesi mund të ndihmohet familja.