Nga Shqipëria / E Martë 27 Shkurt 2018, 16:04

Armina Mevlani përgatit surprizën befasuese për ditëlindjen e Shkëlzen Berishës

Ditën e sotme djali i ish kryeministrit Sali Berisha feston ditëlindjen e tij dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe një urim nga ana e partneres së tij blogeres së njohur Armina Mevlani.

Armina ka ndarë me të gjithë ndjekësi surprizën e veçantë që kishte përgatitur për të dashurinë e saj.

Në fotot e postuara nga ana e saj shihet Shkelzeni që ndodhet në një ambient të mbushur me tullumbace dhe në dorë mbanë një dhuratë.

"Surpriza ime për partnerin më të mirë, dashurisë dhe shokut tim më të mirë. Shkëlzen Berisha të dua shumë", shkruan Armina.

Edhe pse blogeria nuk e ka zbuluar se çfarë ka në kutin e dhuratës, me siguri do ketë qenë diçka tepër e veçantë pasi Shkelzeni duket shumë i lumtur.