Rashel Kolaneci që pas daljes së parë që pati në emisionin ‘Xing me Ermalin’ u bë një nga personazhet më të komentuara dhe shumë shpejt u rrit interesi i mediave dhe i publikut për jetën e saj personale.

Ajo është një nga femrat më të ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh bëhet pjesë e konflikteve me ndjekësit që shumë herë e kanë akuzuar atë për ndërhyrje në trup dhe në fytyrë.

Së fundmi Rasheli ka hedhur një foto në adresën e saj dhe në përshkrim të saj ka shkruar: “Në habitatin tim natyral,natyrale!”
Mirëpo kjo gjë nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë sulmuar duke i thënë se aty nuk është fare natyrale, pasi ka qerpik fallco e madje edhe ndërhyrje estetike.

“Ahaahaah natyrale me qerpikë të vënë dhe buzë të bëra, shumë natyrale”, ka qenë një ndër komentet, që tashmë nuk gjendet më krahas fotos së mëposhtme.

Rasheli nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer asaj një përgjigje si rrallëherë.
“…natyrale nenkupton pa make up si fillim, kam fotografi edhe me qerpiket e mi origjinale dhe nuk besoj se behet ndonje dallim. Nuk qendron bukuria ime tek qerpiket dhe e dyta nuk kam as edhe nje gje te prekur ne fytyre po ashu e ne trup. Nuk eshte per tu biseduar me ty ky muhabet, gabimi im qe po te kthej pergjigje. Vetem me vjen per ty qe shkruan keshtu, te ftoj te me takosh nga afer dhe jam e sigurt qe do behesh fansja ime numer 1 zemer. Te puth”


