Nga Shqipëria / E Martë 27 Shkurt 2018, 13:01

Kush paguhet më shumë në 'The Voice'? Renis Gjoka zbulon të vërtetën

Së fundmi një nga pjesëtarët e jurisë së talent showt ‘Voice of Albania Kids’ Renis Gjoka ka qenë i ftuar në emisionin ‘Një kat më lartë’ me Ermal Pecin ku dhe ka rrëfyer aventurën e tij në këtë emision dhe puna e vështir që ka pasi gjykon fëmijët.

Siç është shprehur dhe vetë Renisi si fillim ai ka qenë pak skeptik dhe hezitoi që ti bashkohej këtij projekti duke qenë se përball kishte fëmijët. Por më vonë pasi u bë së bashku me Sandër Gjokën çdo gjë u bë më mirë.

Më vonë ai u pyet edhe për idenë që ai dhe Aleksandër Gjoka të ishin një skuadër dhe për këtë gjë Renisi tha: ““Oferta na u bë dyshe që në fillim. Isha unë i pari që fola me produksionin dhe e mora Sandrin të mirëqenë që në fillim’’ .

Gjithashtu Ermali e pyeti me shaka se nëse edhe rrogën e merrnin dyshe apo nëse Aleksandri paguhesh më shumë se ai , dhe Renisi me një sinqeritet të madh tha se nëse Sandri do paguhej më shumë do lumturohej veç për emrin dhe karrierën e madhe që ai ka.