Nga Shqipëria / E Martë 27 Shkurt 2018, 13:01

Merr fund çdo gjë: Reperi shqiptar i jep fund lidhjes me këngëtaren e njohur

Reperi shqiptar Buta dalë ndalë po kthehet në një nga reperat më të preferuar për publikun. Ai përpara disa kohësh ka qenë i përfolur në media për shkak të lidhjes që kishte nisur me këngëtaren Edona Vatoci. Me  të shiheshin shpesh herë së bashku dhe madje e pranuan edhe publikisht pas ca kohësh kur filluan të postonin foto dhe dedikime për njëri-tjetrin.

Mirëpo mesa duket çdo gjë ka përfunduar mes dy këngëtarëve të rinj dhe këtë gjë e ka deklaruar vetë Buta së fundmi kur ka qenë i ftuar në emisionin ‘NIN’. Ai kur është pyetur se nëse është në një lidhje ka thënë: “Jo e kam kryer, që në nëntor”.

Ai më vonë ka sqaruar se mes tyre do gjë kishte përfunduar dhe se s’kishin më asnjë arsye se përse të qëndronin bashkë dhe asgjë si detyronte për ta bërë këtë.