Marrëdhënia mes Era Istrefit dhe Faton Shoshit ka qenë së fundmi në vëmendjen të mediave. Pasi dyshja pranoi publikisht se mes tyre kishte përfunduar dhe marrëdhënia profesionale dhe ajo personale të gjithë u habitën sesi dy persona që kanë arritur aq suksese bashkë nuk do bashkëpunojnë më.

Mirëpo aty ku menduam se gjithçka kishte përfunduar ish çifti u fotografua sërish së bashku në disa vende në Prishtinë dhe kjo ka mjaftuar që të fillonin aludimet se mes tyre shkëndija ishte rindezur dhe se ishin kthyer së bashku.

Megjithatë së fundmi ka qenë vet menaxheri i njohur ai që ka sqaruar gjithçka dhe sipas tij ai dhe Era kanë mbetur miq dhe prandaj edhe takimet kanë qenë të shpeshta.

‘Unë e kam cek edhe më parë që na jena mbet miq. Më herët nuk jemi taku se unë kam qenë në Amerikë kurse ajo në Londër edhe kemi qenë tu nga mas punëve tona. Ajo është ardh dhe na jemi miq, nuk do të thotë që tash kur s’punojmë bashkë mos me nejt ose mos me u taku. Për këtë arsye jemi nda, në mënyrë që të mbes një miqësi e të mos ketë urrejtje me njëri-tjetrin” është shprehur ai.



