Nga Shqipëria / E Martë 27 Shkurt 2018, 12:12

Kush tha se Endriti dhe Aurela nuk flisnin? Ky veprim i fotografit sqaron gjithçka

Miqësia disa vjeçare mes fotografit të njohur Endrit Mërtiri dhe modeles Aurela Hoxha është diçka që të gjithë  e kanë vënë re. Ata kanë qenë pothuajse të pandarë aq sa e konsideronin njëri-tjetrin vëlla e motër.

Mirëpo përpara disa kohësh u diskutua gjatë se mes dyshes diçka kishte ndodhur dhe marrëdhëniet e tyre nuk ishin më të njëjtat. Dyshimet i ngriti edhe më shumë mungesa e Aurelës në ditëlindjen e 27-të të Endritit.

Megjithatë edhe pse fotografi u pyet publikisht se çfarë po ndodhte me ata të dy ai nuk pranoi që të jepte një arsye e madje nuk donte të fliste për këtë temë.

Por ditën e sotme Endrit Mërtiri ka treguar publikisht se mes  ti dhe Aurelës çdo gjë është si më parë. Modelja e njohur sot feston ditëlindjen e saj dhe Endrit Mërtiri është kujdesur që ta urojë mikeshën e tij që në orët e para të mëngjesit. Ai ka postuar disa foto ndër vite mes tij dhe Aurelës duke shkruar mbi to “Vajza e ditëlindjes”.

Edhe Aurela nga ana tjetër ndër të gjitha urimet që ka marr ka postuar edhe ato të fotografit. Mbase mes tyre ka patur ndonjë mosmarrëveshje, por mesa duket çdo gjë është sqaruar.