Nga Shqipëria / E Hënë 26 Shkurt 2018, 19:07

Ndjekësit e kryqëzuan pas fotos provokuese, Oriola i paralajmëron: S’keni parë gjë akoma

Ditën e djeshme modelja e njohur Oriola Marashi trazoi gjithë internetin me foton provokuese që postoi. Një foto kjo që u komentua shumë nga ndjekësit dhe të shumtë ishin ata që edhe e ofenduan duke u futur dhe në jetën e saj private.

Mirëpo modelja sot ka një përgjigje për të gjithë ata që e kanë sulmuar pa të drejt. Ajo ka postuar pak moment më parë një foto tjetër, ku ka falenderuar gjithë ata që e mbështesin dhe ka paralajmëruar ata që e shajnë se asgjë s’ka mbaruar.

“Zot të falenderoj që më mbron mua nga budallenjtë, nga ata që më urrejnë dhe nga njerëzit që përpiqen të pengojnë qëllimet e mija. Asnjë “armë” e krijuar kundër meje nuk do të ketë sukses. “Respekt për ato që më mbështesin. S’keni parë gjë akoma”, ka mbyllur Oriola shkrimin e saj.