Përpara disa kohësh këngëtarja e njohur Nora Istrefi lajmëroi në një intervistë për ‘Prive’ se ajo shumë shpejt do të vinte me një bashkëpunim me një këngëtar të ri që kohët e fundit po korr shumë suksese dhe këngët e tij po kthehen në hite.

Bëhet fjalë për Irkenc Hyken me të cilin do të sillnin një këngë që titullohet ‘Tymi i Dashnisë’, por mesa duket çdo gjë ka mbetur në kuadrin e bisedimeve, pasi Irkenci ka lajmëruar se shumë shpejt do e publikojë këngën, por nuk ka përmendur asnjë bashkëpunim me Norën dhe as ajo s’ka postuar asgjë për publikimin e saj.

Nuk dihet se çfarë mosmarrëveshje ka pasur mes dy këngëtarëve dhe përse Nora nuk është pjesë e këtij projekti që pritet të ketë shumë sukses.





