Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj ditën e sotme kanë festuar 7 vjetorin e njohjes. Moderatorja e njohur e ka zbuluar më parë se lidhja e saj me partnerin i ka pasur fillesat në Facebook dhe pas 7 vitesh ata jo vetëm që janë të martuar por janë prindër dhe të një vajze.

“Njohja ime me Xhavitin ka filluar në rrjetet sociale, ai më shkruajti në Facebook një mesazh përshëndetës edhe pse nuk njiheshim më parë”, tregoi moderatorja 5 vite më parë e ftuar në “Zonë e lirë”.

Siç ka rrëfyer dhe vet Rudina, Xhavit e ka bërë kurioz atë që në momentin e parë që i ka shkruar në Facebook.
“Përshëndetje nga Tokio”, ka shkruar ai dhe më pas moderatrja e ka ftuar atë në emisionin e saj, ku dhe tërheqja ishte më e madhe.

“Më pas e ftova në emision dhe impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pastaj u plotësua edhe nga detaje të tjera”, ka pohuar Rudina.

Pas 7 vitesh bashkë ata kanë një lidhje shumë të lumtur dhe janë prindër të një vajze që e kanë quajtur Mia.



