Olta Boka edhe pse preferon që jetën e saj ta mbaj larg mediave ajo shumë herë ka qenë pjesë e lajmeve rozë për jetën personale dhe karrierën e saj. Këngëtarja duke qenë se ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore dhe ka fituar edhe shumë kompeticione është kthyer në një nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Olta së fundi ka dhënë një lajm të mirë. Ajo është bërë teze ditën e sotme dhe këtë lajm e ka dhënë së pari vëllai i saj këngëtari Stivi Boka nëpërmjet një fotoje ku të gjithë menduan se ajo në fakt ishte bërë hallë, duke qenë se në foto nuk kishte sqaruar se fëmija i kujt ishte.

Ajo shihesh teksa kishte në krah bebin dhe i premtonte atij se do ta donte dhe do ta mbronte. Siç bëri të ditur bebit ja kishin vendosur emrin Mone.

Mirëpo më vonë nëpërmjet një postimi të dytë ka treguar se në fakt është bërë teze nga shoqja e saj e ngushtë, e cila ka sjellë në jetë një fëmijë.
“Në fakt jam bërë teze. Shoqja e ngushtë e zemrës më dhuroi një nipçe të bukur”, ka shkruar në postimin e saj Olta.



