Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë kthyer në një nga çiftet më të përfolur që prej kohës që pranuan publikisht lidhjen e tyre. Ata përpara disa kohësh madje shpallën edhe fejesën e tyre dhe në një darkë familjare ata shkëmbyen edhe unazat.

Që prej asaj kohë duket se dyshja është e pandarë dhe gjatë gjithë kohës shihet nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Por pavarësisht kësaj u përfol shumë në mediat online se nëna e Seldit nuk e kishte dhe aq qejf Mimozën dhe kjo sepse ajo vijonte të mbante në adresën e saj në Facebook foto të Sledit dhe ish të fejuarës së tij, me të cilën është bërë e ditur se e ëma kishte marrëdhënie shumë të mira.

Mirëpo me postimin e tij të fundit Sedi i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve duke vërtetuar se mes familjes së tij e Mimozës çdo gjë është në rregull. Këngëtari ka postuar një foto ku shihet e gjithë familja bashkë dhe ku bie në sy që nëna e tij është shumë e lumtur me pranin e këngëtares.

Në përshkrim të fotos Seldi ka shkruar: “Familja” duke treguar se tashmë Mimoza është pjesë e familjes së tij.




