Nga Shqipëria / E Hënë 26 Shkurt 2018, 15:03

Mamaja e Seldit nuk e donte Mimozën? Me këtë foto këngëtari ua mbyllë gojën të gjithëve

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë kthyer në një nga çiftet më të përfolur që prej kohës që pranuan publikisht lidhjen e tyre. Ata  përpara disa kohësh madje shpallën edhe fejesën  e tyre dhe në një darkë familjare ata shkëmbyen edhe unazat.

Që prej asaj kohë duket se dyshja është e pandarë dhe gjatë gjithë kohës shihet nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Por pavarësisht kësaj u përfol shumë në mediat online se nëna e Seldit nuk e kishte dhe aq qejf Mimozën dhe kjo sepse ajo vijonte të mbante në adresën e saj në Facebook foto të Sledit dhe ish të fejuarës së tij, me të cilën është bërë e ditur se e ëma kishte marrëdhënie shumë të mira.

Mirëpo me postimin e tij të fundit Sedi i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve  duke vërtetuar se mes familjes së tij e Mimozës çdo gjë është në rregull. Këngëtari ka postuar një foto ku shihet e gjithë familja bashkë dhe ku bie në sy që nëna e tij është shumë e lumtur me pranin e këngëtares.

Në përshkrim të fotos Seldi ka shkruar: “Familja” duke treguar se tashmë Mimoza është pjesë e familjes së tij.