Nga Shqipëria / E Hënë 26 Shkurt 2018, 15:03

Habitet Tirana: Kjo qenushe rruge i jep kuptim të ri të qenurit nënë

Problematika e kafshëve  të rrugës në vendin tonë  ka qenë një tematik që është diskutuar prej kohësh dhe mesa duket do të vazhdojë edhe për shumë gjatë e tillë, pasi ende nuk është gjendur një zgjidhje për të gjitha kafshët që enden rrugëve të kryeqytetit tonë dhe shumë herë keqtrajtohen.

Së fundmi ajo që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe që ka prekur shumë të tjerë ka qenë gjesti që një qenushe ka barë në një nga lagjet e Tiranës. Në një video të postuar nga ana e organizatës për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri “ARSA” shihet një qenushe e cila me shumë durim dhe qetësi pret përpara një lokali deri sa një djalë del dhe i afron asaj një qese me ushqim.

Ajo pasi e merr ushqimin me shumë qetësi largohet e gëzuar dhe aty ku menduam se ushqimin e kishte për vete, në fakt të gjithë janë habitur kur qenushja  e ka çuar atë tek të vegjëlit e saj.

“Banorët më të mirë të Tiranës! Kjo është një qenushe rrugësh e bërë nënë që i çon ushqimin të vegjëlve të saj”, shkruhet në përshkrimin e videos të postuar nga ASPA.

Kjo organizatë prej vitesh është marr me kujdesit e kafshëve të braktisura duke i ndihmuar ato me trajtimet mjekësore dhe shumë herë ka denoncuar edhe rastet e keqtrajtimit dhe të dhunës kundrejt tyre. Gjithashtu ka dhënë për adoptim e shumë kafshë të tjera duke i shpëtuar ato nga rruga.

Për çdo njëri që do të kontribuojë, kjo organizatë ka vendosur në dispozicion llogaritë e mëposhtme me Pay Pal:

Pay Pal: [email protected] 

Pay Pal: Euro: [email protected]

https://www.facebook.com/profile.php?id=100016335699962

https://www.instagram.com/arsalbania/