Ledion Liço është ndër të vetmit moderator meshkuj që gjithmonë ka pasur guximin të eksperimentojë me pamjen e tij. Atij jo vetëm që i pëlqen të vishet mirë dhe me stil dhe shumë herë ka ndryshuar stilin e tij të veshjes, por edhe pamjen e tij. Atë e kemi parë shumë herë të guxojë duke bërë eksperimente të ndryshme edhe me flokët e tij.

Moderatori këtë herë ka vendosur të na kthej pak mbrapa në kohë në vitin 2006 në fillimet e karrierës së ti, ku shfaqet shumë ndryshe nga sot. Në foton e postuar në Instastory Ledioni shihet biond dhe me një model të gjatë flokësh.

Përmbi foto ai ka shkruar: “Viti 2006, çfarë po mendoja”, duke treguar në këtë mënyrë se këtë model flokësh me siguri nuk do merrte mundimin ta provonte përsëri.





