Nga Shqipëria / E Hënë 26 Shkurt 2018, 13:01

S’keni për ta besuar sesi dukeshin Ornela dhe Majlinda Bregu në adoleshencë

Ornela dhe Majlinda Bregu e kanë treguar gjithmonë marrëdhënien e veçantë që kanë me njëra-tjetrën. Ato kanë rrëfyer se që të vogla kanë qenë shumë të lidhura dhe tani që Ornela është larguar nga Shqipëria mesa duket bëhet shpesh nostalgjike dhe shumë herë ka hedhur foto të vjetra të saj dhe të motrave Majlindës dhe motrës tjetër Rovena.

Ajo së fundmi ka postuar një foto të vitit 1995, ku shihet së bashku me motrat dhe me prindërit në një ditë të nxehtë gushti.

Në përshkrim të fotos ka shkruar: “Gusht 95! Kur rriteshim në sytë e prindërve dhe flinim afër njëra-tjetrës. Familja është aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë s’mbaron”, –duke treguar në këtë mënyrë mallin që ka për kohët e vjetra.

Ajo që bie në sy është se dy motrat nuk kanë ndryshuar dhe aq shumë, pasi Ornela ruan ëmbëlsinë e saj dhe buzëqeshjen e bukur, ndërsa ajo që vihet re tek Majlinda është se edhe në atë kohë ajo ka qenë shumë 'in' në modë siç është dhe sot.