Nga Shqipëria / E Hënë 26 Shkurt 2018, 12:12

Luana i bën ftesë fansave që ti bashkohen në lokal, por Krenar Çoçaj ka dy fjalë për te thënë

Moderatorja e njohur Luana Vjollca prej kohësh ka qenë shumë e përfolur për lidhjen e saj me biznesmenin kosovar Krenar Çoçaj. Edhe pse ata asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht se janë bashkë dhe janë munduar që gjithmonë ti shmangin  daljet publike së bashku, mesa duket së fundmi ata po e bëjnë çdo gjë publike.

Pas pushimeve ne Zvicër ku u përfol se moderatorja ndodhësh me të dashurin e saj, së fundmi ajo është larguar përsëri nga Shqipëria dhe i është drejtuar Milanos në Itali. Edhe pse ajo nuk e kishte bërë të ditur se me kë ishte, një koment i ka zbuluar të gjitha.

Në një foto që Luana ka postuar në Instagram  ku shihet në një restorant ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj ta shoqërojnë duke shkruar në përshkrim: “Hey, patate me mua”.

Mirëpo nga shumë përgjigje ajo që ka tërhequr vëmendje ka qenë komenti i të dashurit të saj, i cili nuk ka nguruar ti komentojë:”Nuk ka mbetur asnjë! Mos fto njerëz kot!”, i ka shkruar partneres së tij duke zbuluar kështu që janë bashkë.

Megjithatë edhe Luana i ka kthyer një përgjigje. ‘Llupssss’, ka shkruar ajo duke treguar kështu se patatet i ka mbaruar Krenari.