Ka kaluar pothuajse një javë që pas aksidentit tragjikë që ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë ku humbën jetën Edmond Preka dhe 3 fëmijët e tij, ndërkohë që u lënduan gruaja e tij Evisa Preka dhe dy personat e mjetit tjetër.

Siç është raportuar 37-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën dhe nga spitali i Shkodrës është transportuar për në atë të Durrësit. Ajo deri ditën e sotme nuk ka ditur asgjë për humbjen e familjes së saj.

Sipas ‘Panorama’ Evisa Preka ditën e sotme ka marr vesh lajmin tragjik. Lajmin e hidhur ja ka dhënë babai i saj dhe siç është bërë e ditur reagimi i saj nuk ka qenë aspak i mirë.

Mësohet se pasi ka marr vesh lajmin Evisa ka shpërthyer në lot dhe në ulërima dhe mjekët e spitalit të Durrësit janë detyruar që ta qetësojnë me dozë të forta ilaçesh. Ndërkohë ajo po mbahet nën kontroll të mjekëve për të parë gjendjen e saj.


