Nga Shqipëria / E Diel 25 Shkurt 2018, 19:07

Humbi 3 fëmijët dhe të shoqin në aksident, Evisa mëson të vërtetën

E vetmja e mbijetuar e aksidentit që tronditi mbarë opinionin publik dhe ku humbi jetën kryefamiljari Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij të mitur, Evisa Preka ka mësuar të vërtetën e hidhur.

Mbrëmë Evisës i është komunikuar lajmi se 3 fëmijët e saj, dy vajzat 10 dhe 5 vjeçe, djali 9-muajsh dhe bashkëshorti i saj, Edmond Preka nuk jetojnë më.

34-vjeçarja ka shpërthyer në lot dhe ulërima rrënqethëse duke kaluar në një gjendje të rëndë psikologjike ndërsa mjekët për ta mbajtur nën kontroll i kanë shtuar dozën e qetësuesve.

Burimi: newsbomb