Bashkëpunimi mes tyre nisi para shumë kohësh, kur Renato kishte në plan të shkruante një libër gatimi e pas tij, edhe hapjen e një restoranti special në Tiranë. Sapo nisën punën për biznesin, Oriela Nebiaj dhe Renato Mekolli mund të shiheshin gjithandej bashkë dhe dukej që kishin mes tyre komunikim shumë të mirë. Por nuk zgjati shumë...
Oriela dhe Renato e kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe arsyen, ata nuk e kanë bërë publike. Nga sa është mësuar kohët e fundit, të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por kjo nuk do të thotë asgjë, sipas Renatos. Edhe pse në një intervistë të mëhershme, shefi i njohur u shpreh se ai dhe Ori vazhdojnë të jenë miq, në fakt, këtë herë, për “Thumb” e ka mohuar, por është justifikuar se ishte Ori e para ajo që e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram dhe pas saj, të njëjtën gjë bëri edhe ai: “Po, është e vërtetë që nuk e ndjekim njëri-tjetrin në Instagram. Filloi nga ana e saj. Nuk jemi më miq, sepse u prish një gjë që filloi shumë bukur. Do kohën e vet çdo gjë, që të kthehet përsëri. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk e dua fort apo që nuk më mungon, por shpeshherë ndikon egoja. Nuk na përputheshin mendimet për biznesin. Kur ta ndjejë do vete vetë t’i trokas derës.”
Ndërsa në lidhje me sherrin, Renato nuk dha detaje, por tha se ai ka dhënë shpirtin në punën dhe restorantin e tij dhe këtë kërkon nga të gjithë bashkëpunëtorët. Nëse kjo nuk përkthehet në të njëjtën mënyrë edhe nga ata, atëherë këtu bashkëpunimi merr fund: “Unë jam shumë i apasionuar me punën time dhe të njëjtën gjë dua të japin edhe njerëzit që më rrethojnë në atë gjë”,- thotë Renato duke dashur ta mbyllë këtë çështje shumë të diskutuar në portale.

Së shpejti, shefi do të rikthehet në ekran me një reality show gatimi, për të cilin ai akoma nuk do të zbulojë detaje. Aq sa tha ishte që, këtë herë do të jetë vetëm ai shefi dhe gjithçka do të varet nga vendimet e tij.
Burimi: RevistaClass.al
