Nga Shqipëria / E Diel 25 Shkurt 2018, 15:03

Pas lajmit të shtatzënisë, Adelina Tahiri zbulon shtëpinë luksoze ku jeton me Markovin

Vetëm tre ditë më parë, ajo do të habiste ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe fansat duke publikuar dy foto në Instagram ku dukej barku pak i rrumbullaksour dhe mbishkrimi ‘’It’s a boy” të cilat ngjallën shumë habi dhe dyshime tek të gjithë, lexoni Adelina shtatzënë. Shumë shpejt të gjtha portalet do të shkruanin për të dhe do të aludonin se Adelina Tahiri është shtatzënë, por jo shumë vonë do të vinte vetë miratimi i këngëtarës së njohur nga Maqedonia.

Ajo do të pranonte publikisht se është në pritje të ëmbël, duke e përshkruar si periudhën më të ëmbël të jetës së saj. Mirëpo, këngëtarja e hiteve ‘’Ti mos u kthe’’ apo ‘’Narcizoid’’ ka vendosur të mos humbë kohë dhe të përgatisë që tani folezën e saj të dashurisë.

Ajo ka ndarë disa foto nga arredimi i shtëpisë së saj e cila i ngjan një hoteli luksoz ku bien në sy abazhurët e mëdhenj prej kristali, skulpturat prej floriri, por edhe fasadat ngjyrë ari të ambienteve të brendshme. Adelina është martuar dhjetorin e kaluar me avokatin e njohur dhe milionerin Serjoza Markov... për më tepër shihni fotografitë.

Burimi: Living.al