Fotot e publikuara dy ditë më parë në Instagramin e Bes Kallakut zbuluan një detaj shumë interesant nga seria e mbrëmshme e ‘’Dua të të bëj të lumtur’’, mirëpo ajo çfarë ka ndodhur në studio ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe ka shkaktuar lumë të qeshurash dhe euforie. Jemi mësuar që Ijen, gjyshen simpatike që tashmë është kthyer në një personazh hit jo vetëm në televizion, por edhe në rrjete sociale ku numëron mbi 100 mijë ndjekës, ta shohim pjesë të klipeve me makina luksoze, mirëpo ajo ka zgjedhur t’i bëjë qokën Arbanës në mënyrën më originale të mundshme.

Ndërkohë që askush nuk e priste, ajo ka hyrë në studio me gomar. Besi dhe publiku nuk mund të mos mbanin të qeshurat, ndërsa Ija dukej shumë komode mes atomsferës së fashatit të krijuar në studio. Ajo u shpreh se Besi e kishte bërë shumë të lumtur dhe do të bëhej akoma dhe më e lumtur nëse ai dhe Xhensila do të ishin mirë dhe të bëheshin me fëmijë.


Burimi: Living.al
