Adelina Tahiri është një nga personazhet e cila kohët e fundit ka pasur vëmendjen e mediave për shkak të martesës së saj me 50 vjeçarja maqedonas dhe së fundmi lajmit se ajo është në pritje të fëmijës së parë i cili siç zbuloi dhe këngëtarja është një djalë.

Para disa kohësh ajo kishte lajmëruar se së bashku me bashkëshortin kishin blerë një shtëpi të re ku tregonte se ambient ishte në rregullim e sipër. Mirëpo ditën e sotme ajo ka zbuluar diçka më tepër për këtë shtëpi ku i ka habitur të gjithë ndjekësit me pamjet luksoze që ka postuar prej ambienteve.

Në fotot e postuara shihen disa statuaja prej floriri dhe një armë e zbukuruar me gur të çmuar dhe flori. Ndërsa në një foto të tret ajo I mahnitë të gjithë me abazhurin prej kristali që ka treguar.




