Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Shkurt 2018, 19:07

Rrëfehet Iva Aliko: Flet për lidhjen me deputetin: Jam penduar, kam lënduar shumë njerëz

Iva Aliko bëhet shpesh pjesë e lajmeve rozë për shkak të jetës së saj personale dhe fotove shumë provokuese që ajo poston. Prej kohësh Aliko ka qenë në vëmendjen të mediave për shkak të një historie që ajo ka pasur me deputet kosovar për të cilin ajo foli publikisht por asnjëherë nuk ja zbuloi identitetin.

Ditën e sotme modelja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Një kat më lartë’ ku si përherë ka provokuar me veshjen e saj. Iva ndër të tjera ka folur dhe për historinë e saj me këtë deputet duke u shprehur se është abuzuar shumë me këtë gjë dhe se portalet e kanë ekzagjeruar dhe kanë bërë zhurmë për hiç gjë.

Ajo më vonë ka treguar se nga kjo gjë ka patur edhe të lënduar dhe është penduar që një gjë të tillë e ka bërë publike, por është shprehur se nuk e mendonte se do bënte kaq shumë zhurmë dhe do tërhiqte vëmendjen e të gjithëve.