Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret me zërin më potent të skenave shqiptare. Ajo shumë shpejt arriti që të binte në sy dhe ta bënte publikun për vete me zërin dhe këngët e saj. Por edhe pse kurioziteti për jetën e saj personale është shumë i madh, këngëtarja asnjëherë nuk ka treguar asgjë në lidhje me marrëdhëniet e saj.

Mbrëmjen e sotme ajo do të jetë e ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku dhe në videon promo që Ermal Mamaqi ka shpërndarë diçka na ka tërhequr vëmendjen. Këngëtarja ka deklaruar publikisht se është e dashuruar.

“Jam e dashuruar. Po e bëjë publike për herë të parë në Xing me Ermalin” është shprehur ajo duke treguar në këtë mënyrë se ajo nuk është më beqare. Por për identitetin e partnerit të saj na mbetet ta ndjekim mbrëmjen e sotme se nëse e ka zbuluar.


