Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Shkurt 2018, 17:05

Habit Bora Zemani: Me Vinin nuk jemi miq, ja çfarë ndodhi pas zënies së parë

Ndarja mes Bora Zemanit dhe Vin Velit ka qenë një nga ndarjet më të bujshme e cila u përfol shumë nga të gjithë. I pari që e bëri publike se mes tyre kishte përfunduar gjithçka ishte DJ njohur i cili në një intervistë deklaroi se mes tij dhe Borës nuk kishte më asnjë marrëdhënie.

Edhe pse u aludua se shkak për këtë ndarje ishte tradhëtia na ana e Vin Velit, Bora përgënjeshtroi gjithçka duke thënë se një gjë e tillë nuk ishte aspak e vërtet.

Ajo ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku ka treguar se mes saj dhe Vinit nuk ka më asnjë lloj marrëdhënie madje ata s’janë as shok, por flasin vetëm për shkak të djalit të tyre Arbor.

“Fotot në Instagram me Vinin nuk i kam fshirë sepse i bie që të fshi të shkuarën. Mes nesh nuk ka hatermbetje, por miq nuk jemi. Flasim për të mirën e djalit. Ish bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok. Aktualisht nuk jemi miq në Instagram, sepse kështu ndodhi pas zënieve të para. E kemi të dy Instagramin e hapur dhe ska asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë. Krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë. Kjo ishte keqkuptim. Ska lidhje fare me këtë gjë”, ka treguar ajo.

Ndërsa më vonë është pyetur se nëse mes saj dhe Dj do të ketë një ribashkim, moderatorja është përgjigjur: ““Jo, nuk ka rikthim me Vinin. Ka mbaruar çdo gjë”.